INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teksa përflitet për një ribashkim me Mozzik, Loredana bën VEPRIMIN e papritur në lidhje me reperin!

Teksa përflitet për një ribashkim me Mozzik, Loredana bën VEPRIMIN e papritur në lidhje me reperin!

Publikuar më: 18:30 02-10-2021

Mozzik dhe Loredana vazhdojnë të jenë nga dyshet më të përfolura përkundër që prej javësh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Lajmin për ndarje e ka dhënë Loredana përmes rrjeteve sociale ndërkohë nuk ka pasur asnjë reagim nga Mozzik, i cili në heshtje ka konfirmuar fjalët e saj.

Ditë më parë u publikua albumi i tyre i përbashkët ‘’No rich parents’’, i cili ishte realizuar gjatë kohës sa dyshja ishte bashkë dhe në videoklipin e fundit ata shfaqet me skena intime.

Derisa po komentohen në masë të madhe e po ashtu po shijojnë sukseset e këtyre projekteve, të njëjtit kanë ndarë edhe një lajm të rëndësishëm.

Ka qenë Mozzik ai i cili ka ndarë disa fotografi në InstaStory, në të cilat tregon se është vendosur një reklamë e madhe promovuese për albumin e tyre.

Fotografinë nga vendi i njëjtë e ka ndarë edhe Loredana dhe kjo shtoi dyshimet se dyshja mund të jenë bashkë.

Por nuk mjafton me kaq, Loredana ka rikthyer nga arkivat dy poste me Mozzik në Instagram dhe ne nuk dimë ç’mendojmë më shumë

Article Logic
Execution time: 0.0040078163146973