INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teksas. Mbetën të bllokuar në furrë nga uragani, bëjnë bukë për të përmbyturit

Teksas. Mbetën të bllokuar në furrë nga uragani, bëjnë bukë për të përmbyturit

Publikuar më: 11:43 02-09-2017

Katër bukëpjekës që u bllokuan në furrë buke për dy ditë pas Uraganit Harvey bënë qindra bukë për t’ia dhënë viktimave të përmbytjes. Punëtorët meksikanë tw ‘El Bolillo Bakery’ në Hjuston të Teksas përdorën gati 2 mijë kg miell për të pjekur bukë gjatë natës dhe ditës. Ata vendosën ta bëjnë këtë gjë kur kuptuan se nuk mund të dalin në rrugë prej përmbytjeve të mëdha që kishin bllokuar zonën. Furra prodhon më shumë ëmbëlsira meksikane dhe për fatin e mirë nuk i ishte ndërprerë rryma elektrike, prandaj mund të përgatisnin sa më shumë bukë. “Kur kuptuan se kishin mbetur, ata vendosën të mbeten të zënë me punë që të ndihmonin edhe komunitetin. Kur pronari arriti në furrë, ata kishin bërë aq shumë bukë sa u morën menjëherë për tu shpërndarë në zonat emergjente,” – tha Brian Alvarado për Independent. Vetëm shtëpia e njërit prej bukëpjekësve kishte dëme, ndërsa të tjerët u kthyen në shtëpi të qetë.

Article Logic
Execution time: 0.003957986831665