Dyshja e përfolur kohëve të fundit, Blunt dhe Real, dje publikuan projektin e tyre të titulluar “Tululu”.
Përveç tekstit të këngës , vëmendje mori edhe videoklipi për shkak të skenave shumë eksplicite.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga vetë dyshja ndërkaq për orkestrimin është kujdesur Florent Boshnjaku.
Kthehemi disa javë mbrapa kur Blunt dhe Real dolën në rrjetin social Instagram duke ofenduar shumë prej artistëve shqiptar, veçanërisht Ledrin dhe Gjikon.
Në atë kohë, dyshja paralajmëruan që gjatë këtij viti do të sjellin shumë projekte të reja.