Nëse ajo merr pjesë ne një ceremoni ndarje çmimesh, është e pamundur që të mos rrëmbejë një çmim.
E për kë tjetër mund të bëhet fjalë përveçse për Adele? Këngëtarja është cilësuar si tekstshkruesja më e mirë e vitit në ndarjen fundit të çmimeve “Ivor Novello Award”. Kjo madje ishte surpriza e mbrëmjes sepse para ceremonisë u përhapën fjalë se Adele nuk do të ishte një nga të nominuarat, ndërkohë që ajo fitoi çmimin më të rëndësishëm. Dhe mbrëmja u mbyll me përshëndetjen e pazakontë të kantautorit Portishead i cili tha se ndihej në silket që ndodhej aty me një trofe në dorë sepse nuk besonte tek gjykimi muzikor. “Nuk do t’i them faleminderit askujt sepse nuk besoj ne këto klishe”, tha ai në fund të fjalimit. Megjithatë, përsëri vëmëndja mbetet tek triumbfuesja e mbrëmjës, Adele.