INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ReportIN': Tekstet “horror”, nga çokollata me helm e deri tek “djalli” që duhet të masë shpejtësinë!!! [FOTO]

ReportIN': Tekstet “horror”, nga çokollata me helm e deri tek “djalli” që duhet të masë shpejtësinë!!! [FOTO]

Publikuar më: 10:04 19-09-2016

Me nisjen e vitit të ri shkollor ka filluar dhe “tmerri” i prindërve me tekstet shkollore. Denoncimi i gabimeve në tekstet shkollore ka prekur të gjithë shkallët e sistemit tonë arsimor. Në ReportIN’ kanë mbërritur disa denoncime të prindërve, të cilët po përballen me tmerrin e teksteve shkollore. Një fëmijë i shkollës fillore, të cilit i duhet të mësojë se çfarë është mali, kodrat, fushat, lumi apo deti, por tekstet shkollore kanë një përgjigjë që më e pakta mund t’i thuash i “tmerrshëm”.


Përballë kësaj situate duket se prindërit nuk kanë një zgjidhje për fëmijët e tyre, pasi gjithçka që në fillim po e mësojnë gabim. Dhe fajin kush e ka?!
Por nuk keni parë gjë akoma!!!
Në një tjetër tekst shkollor, kësaj radhe ju jeni përballë zgjedhjes, të vdisni ju ose motra! Lexoni më poshtë një ushtrim dhe më pas do e kuptoni se çfarë ju ofrojnë fëmijëve në shkolla.
Çokollatë me helm! Nuk kishte një tjetër subjekt apo nuk ka rëndësi më për Ministrinë e Arsimit kontrollli i tekseve shkollore?!


Sa me shumë rriten fëmijët aq më të çuditshme bëhen tekstet shkollore. Nuk kërkohet edukim, siç mund të vërehet në denoncimet e mbërritura në ReportIN’, por duket se po ndodh e kundërta.
Djalli qëndron në buzë të greminës, por studentët kanë një tjetër detyrë. Një ushtrim fizike i përzier me djall e studentë që bien në humnerë. Çfarë mund të kërkosh më shumë!!!

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205