INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tela me gjemba në kufirin me Shqipërinë?

Tela me gjemba në kufirin me Shqipërinë?

Publikuar më: 13:51 20-05-2018
Mali i Zi po vlerëson ndërtimin e një gardhi me tela në kufirin e vet me Shqipërinë me synim për të penguar emigrantët, tha një zyrtar qeveritar të dielën. Nisur nga  rritja e numrit të migrantëve që synojnë një rrugë të re drejt Bashkimit Evropian, ky shtet po sheh si mundësi vendosjen e gardhit për të frenuar kalimin e tyre. "Në rastin e një fluksi më të madh të emigrantëve, ne mund të ngremë një gardh me tela në kufirin me Shqipërinë", tha për televizionin shtetëror  Vojislav Dragovic, kreu i departamentit të Malit të Zi për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror.
 
Ai tha se autoritetet shqiptare shpesh kishin refuzuar të pranonin emigrantët që u kthyen nga Mali i Zi nën marrëveshjen dypalëshe të ripranimit.
Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut janë duke provuar shansin për të arritur vendet më të pasura evropiane, pasi kontrabandistët krijuan një rrugë të re në Ballkan që vinte nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës për në Kroaci, anëtare e BE-së.
 
Shumë vende në rrugën e migrantëve kanë siguruar kufijtë e tyre me barriera fizike. Hungaria vendosi një gardh me tela në kufijtë e saj me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës në 2015, kur më shumë se një milion emigrantë shkuan në Evropë.
 
 mali_i_zi.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391