Kur pushimet nuk shkojnë ashtu siç duhet!
Cristiano Ronaldo po kalon ditët më të lumtura të jetës së tij, në shoqërinë e të dashurës dhe 3 fëmijeve, por një detaj i pakëndshëm i ka prishur ditën.
Sot gjatë ditës, një patrullë e Agjencisë Tatimore të Spanjës ka zbarkuar në jahtin e tij në Formentera, për një inspektim si pasojë e problemeve me drejtësinë prej shmangies së taksave. Sipas asaj çfarë shkruan gazeta “Hola”, tre policë kanë kontrolluar jahtin luksoz të Ronaldos.
Një nga të afërmit e Ronaldos ishte ai që u mor vesh me inspektorët e tatimeve dhe u tregoi dokumentet që ata kërkonin, pas një inspektimi prej 1 ore e gjysmë. Ndërkohë që siç bëjnë me dije mediat spanjolle, ylli portugez ishte shumë i qetë dhe as nuk e mori mundimin të pyeste se çfarë po ndodhte.