Ditë të zeza për Cristiano Ronaldon, si mos t’i mjaftonin problemet me akuzat për përdhunim, tani duhet të vuajë edhe një krizë xhelozie.
Sipas revistës “Novella 2000” Georgina, bashkëjetuesja e Cristiano Ronaldos, është jashtëzakonisht e nervozuar me ish-të dashurën e portugezit Raffaella Fico, që në ditët e kaluara lëshoi disa deklarata mbi CR7: «Me të ishin 11 muaj dashuri».
Këto fraza edhe pse i referohen të kaluarës, e kanë tërbuar, gjithnjë sipas të njëjtës revistë, të fejuarën aktuale të futbollistit të Juventus. “Bashkëjetuesja e CR7 duket se ndjen ende familjaritetin, që i ati i fëmijës së saj ka me Raffaella Fico. Ish-velina mund të shkaktojë ndoshta një krizë të fortë në cift?”, shkruan revista e drejtuar nga Roberto Alessi, që përgjigjen e jep po vetë. “Ata duhen dhe ajo nuk do ta braktiste kurrë në këtë moment”.