Tashmë shumica prej nesh ka dëgjuar rreth lajmit se Tristan Thompson ka tradhtuar Khloé Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. Mirëpo, një pyetje e cila mund të shtrohet nga një numër i madh personash në gjithë botën është: “Çfarë do të bëhet me vogëlushen True?”
Sipas një burimi për “People”, Khloé nuk e ka në plan që të nxjerrë përfundimisht Tristan-in nga jeta e së bijës.
“Në fund të ditës, ajo dëshiron që True të ketë një marrëdhënie të lumtur me të dy prindërit e saj. Ajo nuk është një person që hakmerret ose mban inate brenda vetes”, tha burimi.
Ndërkohë nga ana tjetër, e gjithë familja Kardashian ka shkëputur marrëdhëniet me Jordyn, e cila ka qenë shoqe e ngushtë me Kylie Jenner që kur ishin 15 vjeç. Burimi ka pohuar për “People” se e gjithë familja është e inatosur me 21-vjeçaren.
Rikujtojmë se pak ditë më parë u zbulua se Woods me 27-vjeçarin Thompson, prej një muaji kishin një romancë sekrete me njëri-tjetrin.