Pas zjarrit Greqia rrezikon dhe të përmbytet.
Mesa duket tragjeditë nuk kanë të sosur për shtetin helen.
Autoritetet Bullgare kanë paralajmëruar Greqinë dhe Turqinë se mund të përballen me përmbytje pas reshjeve që pritet të mbërrijnë në territoret e tyre.
Ministria e jashtme bullgare, Diga Ivailovgrad, deklaron se zona më e rrezikuar është përreth lumit Arda, që rrjedh në lindje të Greqisë, dhe bashkohet me lumin Maritsa në kufirin greko-turk.
Autoritetet bullgare kanë shpallur gjendjen e emergjencës në disa bashki pas shirave të rrëmbyeshëm. Të paktën një person ka humbur jetën në Bullgari pasi u rrëmbye nga ujërat.