Duket se Breezy nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë pushim pasi telashet vazhdojnë për djalin problematik.
TMZ raporton se Chris Brown ka marrë një tjetër goditje nga një tjetër padi e ngritur nga Ginja Elms, një prej tre viktimave të plagosura nga të shtënat që kanë ndodhur në vitin 2014 në “1 OAK”, një club nate në Los Angeles. Personi në fjalë pretendon se clubi ishte në dijeni të lidhjes së Chris me bandën dhe se kishte parë Suge Knight të qëllojë me shtatë plumba. Pas padisë së bërë ndaj 27 vjeçarit dhe bandës së tij për këtë ngjarje, Elms kërkon një dëmshpërblim prej 750.00 dollarësh.