INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telashe të mëdha për Khloe K: Po sikur të mos mbetem shtatzënë?! [FOTO]

Telashe të mëdha për Khloe K: Po sikur të mos mbetem shtatzënë?! [FOTO]

Publikuar më: 12:21 08-06-2017

Motra e vogël K ka shprehur shqetësimet e saj më të mëdha në episodin e fundit të Keeping Up ëith the Kardashians.

Pas një vizite tek një doktor fertiliteti, Khloe kishte shumë frikë se mos nuk mundej dot të mbetej shtatzënë. Bukuroshja 32 vjeçare, e cila aktualisht është në një lidhje me yllin e Cleveland Cavaliers, Tristan Thompson, bëri një ultrasondë ndërkohë që ishte tek doktori dhe rezultati nuk ishte aspak i mirë. Testet treguan që ajo ka më pak mundësi për të mbetur shtatzanë se femrat e tjera në moshën e saj. Diçka e tillë e ka shqetësuar pa masë Khloe-n, e cila mund të mos ketë një familje të madhe si motrat e saj të mëdha, të cilat janë bërë tashmë mama.  

 kl2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436