Zbuloni për kë bëhet fjalë!
Pasi tradhëtoi ish-bashkëshortin e saj, Maxi Lopez me shokun e tij të ngushtë, pikërisht Mauro Icardin bashkëshortin actual, Wanda Nara është përfolur për një tjetër skandal. Këtë herë me shokun e skuadrës të Icardit, Marcelo Brozoviç.
Wanda i mohoi kategorikisht këto lajme, madje kërcënoi se do ta denoncojë ata që e ka shkruar këtë lajm.
Mesfushori Brozoviç, i cili është akuzuar nga “Corriere della Sera” për një lidhje jashtë martesore me gruan e Icardit, aktualisht është i martuar me Silvija Lihtar, me të cilin ka një vajzë me emrin Aurora.
Nga portalet e ndryshme italiane bëhet e ditur se ekziston një provë audio, e cila fakton tradhtinë e Wanda Naras dhe Brozoviçit, e cila po qarkullon ne rrjetin social WhatsApp.
Por Wanda Nara dhe Icardi kanë kërcënuar me gjyq.
Uanda ka përdorur llogarinë e saj zyrtare Tëitter për të mohuar çdo tradhti të pretenduar dhe për të të bërë të qartë synimin për të mbrojtur nderin e saj dhe të Mauro Icardit.
Çifti tashmë kanë ngritur një padi përmes avokatit Giuseppe Di Carlo për krimin e shpifjes në artikujt e shtypit, botuar në revistën “Cronaca Vera” dhe portalet e lajmeve “Liberoquotidiano.it” dhe “Newnotizie.it”.
“Ata kanë paraqitur ankesa të ngjashme për përgjegjësinë penale të atyre, që kanë prodhuar dhe shpërndarë audio ‘WhatsApp’ (nëse ekziston) dhe përgjegjësia penale të drejtorëve të gazetave. Ata e botuan lajmin e rremë pa u kujdesur për ta verifikuar vërtetësinë dhe rëndësinë e tij “, shkruhet në këtë njoftim të tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.
Mesazhi i Icardi
Në orët e fundit Mauro Icardi publikuar në Instagramin e tij një mesazh në mbështetje të ndaj gruas së tij: “Ata që të kritikojnë ty, janë ata që duan të shohin të ndryshme…, sepse ata shohin tek ti atë që ata kurrë nuk do të jenë”, shkroi ai përbri një fotografie romantike të çiftit.