Atori i njohur turk Çağatay Ulusoy, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes dhe shkak për këtë është bërë një skandal para disa ditsh. Ai bashkë me aktoren e njohur Gizem Kacara u kap me lëndë narkotike.
Sipas mediave turke dy aktorët do të dënohen me katër vjet e dy muaj burg, nën akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike. Mirëpo së fundmi po përflitet që ky dënim mund të ulët në 1 vit e dy muaj, por asgjë e tillë nuk është konfirmuar.
Të gjitha këto telashe i kanë hapur shumë probleme aktorit të njohur dhe siç duket po i shkatërrojnë karrierën e tij në kinematografi.
Sipas ‘Cnnturk’gjithë arrestimi i tij ka bërë që të ndërpriten xhirimet e serialit që Çağatay ka qenë duke punuar këto muaj. Mësohet se kanë qenë regjisorët, ata të cilët kanë ndërprerë bashkëpunimin me aktorin, pas akuzave të trafikimit të lëndëve narkotike. Ky serial pritej që të transmetohej në Netflix dhe ‘Sarp’ do të ishte në rolin protagonist.