Chris Brown nuk di të qëndrojë larg telasheve. Ai së fundmi është akuzuar se ka përdhunuar një grua në hotelin që po qëndronte në Paris gjatë javës së modës në kryeqytetin francez.
Një 24-vjeçare thotë se artisti e ka sulmuar atë më 15 janar, pasi janë takuar në një klub nate në Paris. Ajo ka shkuar me të në hotelin ku këngëtari po qëndronte, ku edhe ka ndodhur incidenti. Brown më parë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë në atëherë të dashurën e tij, këngëtaren Rihanna.