Kemi lajme fantastike për ju që nuk e mbani dot telefonin të thatë!
Keni një celular? Po një mace? A bën ajo jashtëqitje? Në rast se iu përgjigjët më “Po” të gjitha këtyre pyetjeve, kemi të reja interesante për të gjithë. Në rast se ju bie telefoni në tualet apo në çdo vend tjetër do ta mbushte me ujë, ju e nxirrni dhe e fusni në një tas me oriz. Epo, tani kemi një zgjidhje edhe më të mirë për ju! Nuk do ta besoni, por rëra që përdoret tek kutia e jashtëqitjeve të maces thithin edhe më mirë lëngjet nga telefoni juaj. Edhe më mirë se orizi! Kështu herën tjetër thjesht futeni celularin tuaj në kutinë “magjike” të maces dhe lëreni aty sa më gjatë të mundni, deri në dy ditë. Dhë më pas thjesht kënaquni me rezultatet!