INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telefonat po shkatërrojnë lidhjet. Ja cilët janë më të rrezikuarit!

Telefonat po shkatërrojnë lidhjet. Ja cilët janë më të rrezikuarit!

Publikuar më: 12:23 30-11-2016
Shumica e marrëdhënieve tona është në kaos.
Shkalla e divorcit është mbi 40% në SHBA, por kjo nuk është e gjithë historia. Sipas një studimi nga Qendra Kombëtare për Opinionin, 60 % e njerëzve në një marrëdhënie thonë se ata nuk janë shumë të kënaqur. Disa nga faktorët që janë më shumë të njohur janë:  problemet me paratë, seksi i keq, të pasurit fëmijë etj. Kohët e fundit një problem është edhe: telefoni.
Sipas Intv.al kjo ndikon sa shumë e përdor partneri juaj telefonin, sidomos në praninë tuaj.
 
Në SHBA, rreth 70% e njerëzve kanë shkatërruar atmosferën romatike në çift vetëm nga përdorimi i tepërt i telefonit.
Në shumicën e rasteve çiftet e gjejnë veten të zhytur në botën virtuale, duke pritur të marrin një përgjigje nga rrjetet sociale ku bëjnë pjesë. Në këtë përfundim erdhi një studim amerikan me 175 çifte të cilët ishin më parë në një lidhje të mirë.
Fjalitë më të shpeshta ishin: “ Partneri e lë celularin e tij në një vend ku mund ta shikojë dhe e përdor shumë kur dalin së bashku”. Niveli i konflikteve ishte më i lartë kur përdorimi i celularit ishte më i lartë. Sipas këtij studimi, kjo gjë ul edhe cilësinë e lidhjes mes çifteve. Intv.al shton se përdorimi i telefonave tregon se po prishet harmonia e dashurisë në çift dhe mundësia për të pasur kënaqësi në një lidhje po ulet ndjeshëm.
 
Sipas tyre kjo quhet: “Teoria e konfliktit të Smartphone”.
Po si mund të shmangim këtë gjë?
Mos e neglizhoni, flisni me partnerin dhe mundohuni të gjeni një zgjidhje, sepse po vlerëson më shumë telefonin e tij . Si pasojë do nidheni më pak të rëndësishëm dhe lidhja juaj nuk do ketë siguri.
 
Burimi: Daily Mail
Përshtati: Anisa Bega
 
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0019969940185547