INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telefonata e fundit e marinarit të marrë peng, me të ëmën Shqipe Mema: Flitet se anijen e kanë parë në Egjipt

Telefonata e fundit e marinarit të marrë peng, me të ëmën Shqipe Mema: Flitet se anijen e kanë parë në Egjipt

Publikuar më: 13:10 25-06-2016

Luan Mema, 36 vjeç është një prej marinarëve të marrë peng në anijet ‘’Çelepia 2’’. Një egjiptian që prej 18 qershorit i mban të lidhur me zinxhirë, duke kërkuar 70 mijë euro për lirimin e tyre. Shqipe Mema, nëna e Luanit, u bën thirrje autoriteteve në gazetën ‘’Panorama’’ të veprojnë sa më shpejt,  jeta e të birit dhe kapitenit është në rrezik nga momenti në moment. “Nuk ka gjë më të rëndë se ta shohësh tët bir të lidhur me zinxhirë. Të kisha mundësi, do të nisesha vetë në Egjipt ta kërkoja…”, shprehet e hidhëruar nëna e Luanit.

Ajo e ka humbur komunikimin me të birin që prej datës 18 kur u nisën për lundrim. Edhe pse nuk është hera e parë që ajo i humb kontaktet me të birin, herët e tjera është mundur të lokalizohet duke peshkuar milje larg bregut të Shëngjinit. Lajmin për pengmarrjen e peshkarexhës dhe ekuipazhit ajo e  mësoi nga televizori. “Ne nuk kemi asnjë kontakt me ta, se nuk kemi as numra telefoni. Por pronari i anijes po përpiqet me të gjitha mënyrat për t’u lidhur me marinarin egjiptian. Gjatë orëve të fundit, ai nuk po përgjigjet më në telefon dhe ky fakt po na shkatërron, pasi mendojmë më të keqen . Nga informacionet që kemi, flitet se anijen e kanë parë në Egjipt, por ekuipazhin jo. Shteti të vihet në lëvizje se çdo minutë rrezikon jetën e Luanit e Dhimitrit’’, është shprehur ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496