INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telefonatë e rremë apo bombë në avion? Tmerrohen 130 pasagjerë

Telefonatë e rremë apo bombë në avion? Tmerrohen 130 pasagjerë

Publikuar më: 12:35 18-07-2019

Rreth 130 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan këtë mëngjes në aeroportin e Beogradit, pasi ishte dhënë alarmi se në bord kishte një bombë.

Sipas raportimeve të medies në aeroport, forcat e policisë janë duke u bërë kontrolle.

Megjithatë, policia beson se ndoshta ishte një alarm i rremë.

Siç raportohet në një deklaratë nga ministria e brendshme, një i huaj telefonoi aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin serb rreth orës 06.00 të mëngjesit duke deklaruar se kishte një bombë në avionin e linjës ajrore gjermane të Lufthansa që po largohej për në Frankfurt.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486