INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telefonët ‘po vrasin’ kujtesën e të rinjve

Telefonët ‘po vrasin’ kujtesën e të rinjve

Publikuar më: 16:38 24-07-2018

Telefonët janë një ndër mjetet më të përdorura nga të rinjtë. Dhe pikërisht ata janë më të riskuar nga dëmet që shkaktojnë këta aparatë.

Sipas një studim të realizuar nga Insituti i Shëndetit në Zvicër është zbuluar se kujtesa e të rinjve dëmtohet nëse ata përdorin telefonët në veshin e djathtë.

Në studim u morën 700 adoleshentë të moshës 12 deri në 17 vjeç dhe u zbulua se frekueancat elektromagnetike kanë një sërë efektesh në zhvillimin e kujtesës, dëme që vihen më shumë re gjatë përdorimit të telefonëve celularë.

Një nga profesorët e kërkimit nënvizoi se pjesa më e madhe e kujtesës së të rinjve prekeshin nëse përdornin telefonët në anën e djathtë të kokës.

Shkencëtarët besojnë se kujtesa është më shumë e prekshme nga valët kur telefoni vendoset pikërisht në veshin e djathtë, pasi pjesët e trurit të lidhur me memorien gjenden pikërisht në hemisferën veriore të tij.

Risqet nënvizojnë kërkuesit mund të minimizohen duke përdorë kufje ose ta lëmë telefonin me zë të lartë.

Ndonëse ku studim u bazua tek humbja e kujtesës së adoleshentëve, shkencëtarët shprehen se duhen kryer kërkime të tjera për të parë nëse faktorë të tillë si puberteti mund të ndikojnë në zbulime të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0034630298614502