Huawei sapo ka konfirmuar se telefoni i palosshëm që do të lansohet në 2019 do të vijë gjithashtu me rrjetin 5G. Gjithashtu ka konfirmuar më parë se po zhvillon një telefon të palosshëm, i cili do të lansohet po ne 2019. Kompania shprehu në një intervistë me T3 se do të lansoj telefonat 5G në të njëjtin vit. Por kjo është hera e parë që kompania ka deklaruar publikisht se telefoni i tyre i palosshëm do të jetë gjithashtu një telefon 5G.
Pajisjet 5G me shume mundesi do të kërkojnë më shumë ftohje sesa paraardhësit e tyre dhe ato gjithashtu do të përfitojnë nga bateritë më të mëdha sepse shpejtësitë më të larta do të mundësojnë njerëzit të përdorin telefonat e tyre për detyra që kërkojnë intensitet më të madh baterie.