IN SPORT
“Telenovela” Donnarumma, Milani merr vendimin për portierin 18-vjeçar

“Telenovela” Donnarumma, Milani merr vendimin për portierin 18-vjeçar

Publikuar më: 18:49 19-06-2017

Para disa ditësh, drejtori i Milanit, Marco Fassone konfirmoi në një konferencë për shtyp, se portier Gianluigi Donnarumma ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Milanin. Ndërkohë që ditën e sotme, Fassone ka dhënë një tjetër deklaratë lidhur me këtë çështje për shkak të interesit të madh për të ardhmen e portierit 18-vjeçar.

 “Ne nuk kemi nevojë për lëmoshë, ne nuk do të pranojmë oferta 20 milionëshe për Donnarumman. Ai do të mbetet këtu dhe edicionin e ardhshëm do të largohet si lojtar i lirë nëse ne nuk marrim ofertën e duhur”, ka deklaruar me bindje Fassone.

Për Donnarumman interesim të madh po shpreh Real Madridi, Juventusi, Manchester United dhe shumë klube të tjera të njohura europiane. 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036478042602539