Khloe Kardashian nuk duket se po e kalon dhe aq lehtë tradhëtinë e bashkëshortit të saj.
Përveç këtij fakti, situata bëhet edhe më e rëndë kur mendohen aludimet se shoqja e ngushtë e Kylie, Jordyn Woods ishte ajo që I’a punoi pas krahëve me Tristan Thompson
Së fundmi, Khloe Kardashian ka shpërndarë disa thënie rreth dashurisë, humbjes dhe zhgënjimit në Instagram dhe qartazi duket se i drejtohet Tristan-it dhe Jordyn për tradhtinë që i bënë pas krahëve.
Në njërën prej tyre shkruhej: “Qëndro larg nga njerëzit që bëjnë viktimën, duke e ditur që janë në faj!”
Tashmë të gjithë ndjekësit e kësaj “telenovele” mendojnë se Khloe ka lëshuar kunjin e radhës ndaj Jordyn.
Rikujtojmë se së fundmi është publikuar promoja e sezonit të 16-të të KUËTK, dhe në një sekuencë Khloe po shikon diçka në telefonin e saj dhe acarohet shumë, ndërkohë dëgjohet të ulërasë: “Gënjeshtare!”
Sipas “E! News”, Khloe ka qenë atë moment duke parë intervistën e Ëoods në “Red Table Talk” prej ku ndër të tjera ajo u shpreh se vetëm e ka puthur në buzë Tristan-in dhe se nuk ka qenë e lidhur me të.