INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telenovela greke në IN Tv, nxit debatet pa nisur ende.. më mirë turke apo greke?

Telenovela greke në IN Tv, nxit debatet pa nisur ende.. më mirë turke apo greke?

Publikuar më: 16:21 02-10-2017

Një telenovelë greke në ekranet shqiptare. Po! Trasmetohet që nga 2 Tetori në ekranin e IN Tv, ndërsa kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale, aty ku sot rrihet me orë të tëra, të ngatërrohet “keku me byrekun” ose më mirë, produksionet me qëndrimet masive ndaj “konflikteve” sociale.

Ekranet shqiptare janë pothuajse të “pushtuara” nga telenovelat turke, që në fillim u panë më skepticizëm e sot ndiqen në masë. Një telenovele tejet e suksesshme në mbi 40 shtete, në gjuhën greke, ka mjaftuar që komentuesit online të ndezin debatet e përheshme “Shqipëri-Greqi”

Në mesin e komenteve në një video promovuese të televizionit IN lexon “Se kuptoj pse duhet te jepet nje film grek ne Shqiperi,kur 90% e shqiptareve e urrejne grekun!!?” Kaq ka mjaftuar që të tjerë të komentojne dhe të diskutojnë pro dhe kundër këtij qëndrimi. Disa të tjere shprehen të habitur se pse një telenovelë duhet gjykuar në bazë të këtyre barrierave, aq më tëpër që prodhimet televizive duhet të jenë mbi çdo ndasi.

Ndërkohe në mesin e diskutimeve nga faqja zyrtare e televizionit thuhet: “IN Tv promovon vlera artistike pa u ndikuar nga debatet që më shumë janë politike dhe jo të njerëzve. Telenovela Brusko është përzgjedhur si risi në Shqipëri, pasi e kanë transmetuar me sukses 40 shtete të tjera përpara nesh. Urojmë ta shihni e ta shijoni edhe ju! Me kënaqësi pranojmë sugjerime konstruktive për programacionin në të ardhmen. Faleminderit që na ndiqni.”

Mesa duket “Brusko” një verë që tensionon raportet e protagonistëve në telenovelë, ja doli të “deh” edhe ndjekësit online, pavarësisht së duhet të presim nisjen e tij dhe..  thjesht ta ndjekim, si një risi në tregun shqiptar./newsbomb.al/

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166