Mozzik ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me Getoar Selimin. “Shtrejt” titullohet kënga, refreni i së cilës është një remake i projektit të njohur, “A e din se” të lançuar disa vite më parë nga grupi Tingulli 3nt.
Në gjithë këtë projekt të bukur, një detaj na ra në sy - një ndër veshjet e Mozzik. Bëhet fjalë për një jelek të cilin e kemi parë të veshur edhe nga ish-partnerja e tij, Loredana. Veshja në fjalë është e markës “Bottega Veneta” në ngjyrë të gjelbërt, me një vlerë prej 3700 dollarë.
A është i Mozzik a i Lorit, a janë rikthyer bashkë apo gjithcka është një rastësi... këto nuk dimë t'i themi!