INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Telenovela” Shullazi nuk ka fund, dështon përsëri seanca gjyqësore

“Telenovela” Shullazi nuk ka fund, dështon përsëri seanca gjyqësore

Publikuar më: 18:43 03-03-2017

Emiliano Shullazi nuk është paraqitur në seancën e sotme me dyer të mbyllura e si rrjedhojë, gjykata ka shtyrë për të 13-ën herë këtë seancë gjyqësore të ballafaqimit mes tij dhe biznesmeti Beqja.  Avokati i Shullazit bëri me dije se klienti i tij nuk ishte i pranishëm në sallë për arsye shëndetësore. Ndërkohë dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqaj ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, gati për të dëshmuar, por më kot pasi i akuzuari prej tij Shullazi nuk u paraqit, për shkak të raportit mjekësor.

Kjo është seanca e 13 që shtyhet dhe seanca e radhës u caktua më 7 mars, por nuk dihet se cili do të jetë fati i radhës së kësaj “telenovele” gjyqësore.

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417