INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Televizioni publik gjerman: Në Shqipëri, policia, krimi, politika e mafia janë shpesh në të njëjtën anije

Televizioni publik gjerman: Në Shqipëri, policia, krimi, politika e mafia janë shpesh në të njëjtën anije

Publikuar më: 13:13 28-11-2016

Televizioni publik gjerman "Mitteldeutscher Rundfunk" e quan Shqipërinë si Kolumbinë e Europës.


Kjo nuk është hera e parë që Shqiperisë është quajtur kështu nga mediat e huaja për shkak të shtimit të sipërfaqeve të mbjella me kanabis.

“Shqipëria kërkon sot të hyjë në BE. Por ka pengesa, si krimi i organizuar dhe trafiku i drogës që janë probleme të mëdha. Veçanërisht Shqipëria është lider në Europë në prodhimin e kanabisit”, thuhet në lajmin e MDR.

“Shqipëria ofron kushte të mira për kultivuesit e kanabisit. Zonat malore janë të vështira për t’u kontrolluar edhe nga ajri. Është edhe problemi i korrupsionit dhe nepotizmit. Shpesh policia, politika dhe mafia janë në të njëjtën anije”, thuhet më tej në kanalin publik gjerman.

Publikimi i këtij lajmi përkon me takimin e kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel në Berlin. Ai vjen pas kritikave të forta të deputetit Gunther Krichbaum, i cili tha në Tiranë se krimi, droga e korrupsioni janë pengesa për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE –së.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553