INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Temat e nxehta në OKB, Trump përballë liderëve botërorë

Temat e nxehta në OKB, Trump përballë liderëve botërorë

Publikuar më: 15:09 25-09-2018

Ka nisur  në Nju Jork Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku pritet të diskutohen tema të nxehta por dhe të ketë takime të rëndësishme. Në ditën e parë të takimit presidenti i SHBA-ve Donald

Trump lëshoi një apel në drejtim të liderëve të të gjitha vendeve, që të bashkohen për të luftuar epideminë e drogës.

I pranishëm në samitin e Paqes të titulluar 'Nelson Mandela' është edhe presidenti Meta i cili ka shprehur angazhimin për të mbrojtur të rinjtë nga përdorimi i drogës.

Kreu i Shtetit, i është bashkuar dhe ka përshëndetur iniciativën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka deklaruar se duhet angazhim për të luftuar përdorimin e drogës.Asambleja e 73 e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mbledh në Nju Jork më shumë se 120 krerë shtetesh që takohen me njëri-tjetrin në pallatin e qelqtë.

Liderët botërorë po përgatiten për një raund tjetër konfrontimi me SHBA-në mbi Iranin, tregtinë globale dhe pikëpamjen e Trump me sloganin " Amerika e Para" edhe ne politikën e jashtme.

Mes temave të nxehta të asamblesë është edhe ajo e Koresë së Veriut, luftërat në Siri dhe Jemen, tensionet në Lindjen e Mesme, kriza në Venezuelë dhe ajo në Libi, çështja e refugjatëve dhe temat ambientale.

Kjo është asambleja e parë e OKB-së pas daljes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga UNESCO, nga marrëveshje e Parisit për klimën, nga marrëveshja bërthamore me Iranin si dhe nga marrëveshja me OKB-në për emigrantët.

Sa i përket temave të tjera Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton tha qartë në Asamblenë e Përgjithshme se, Shtetet e Bashkuara janë të vetme përballë të gjithëve.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet të shfrytëzojë fjalimin e dytë të tij në OKB për të qartësuar se administrata e tij do të distancohet nga grupet ndërkombëtare dhe paktet që Amerika kishte përqafuar më herët.

Ndërsa në fjalën hapëse Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres lëshoi alarmin se njerëzit po humbasin besimin tek insitucionet dhe qeverisja globale.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434