INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tema kontradiktore në emisionin e Rudina Magjistarit. A i  njohin shqiptarët lojrat seksuale?

Tema kontradiktore në emisionin e Rudina Magjistarit. A i njohin shqiptarët lojrat seksuale?

Publikuar më: 14:05 27-01-2017

Mardhëniet seksuale janë veprimtari të cilat  janë të pranishme në jetën e cdo cifti.

Por mbrëmë në emisonin e Rudinës në televizionin Klan u hap një dritare e re për  seksin. U hodh dritë ndoshta në një  problematikë të cilën mund ta vuajnë shumë cifte por nuk kanë guximin të shprehen.  Në fillim të emisionit u tha se ky program nuk ishte I përshtatshëm për fëmijet. Dhe kjo për arsye se një nismë e fundit e ndërmarrë nga dy vajza banuese në ShBA ,konsiston në hapjen e një dyqani  virtual I quajtur “Zakoni I Epshit” I cili shet aksesorë dhe lodra seksuale që nxsin imagjinatën dhe cilësinë e mardhënies,shprehen vajzat. Ato besojnë se kjo është një fjalë kyce që mungon në fjalëkyqin e jetës. Të flasësh për seksin dhe të kërkosh të përmirësosh jetën tënde seksuale është tabu,ama në fshehtësi krijon një interes mjaft të madh nga një masë e gjërë e popullsisë të cilët duan të jenë pjesë aktive e kësaj lloj jetese. Të duash partnerin do të thotë të kesh një jetë seksuale të plotë dhe të kënaqshme ndaj shikohet si e arsyeshme nevoja e ndërhyrësve të jashtëm që të japin mundësinë të njohësh veten dhe të lejosh partnerin të njohë atë që ti nuk e dije se ishe. Kjo përforcon mardhënien dhe ndërton ura komunikimi pa pasur nevojë për fjalë. Thelbësorja e të gjithë kësaj është themeli,dashuria. Vrasësi I dashurisë është rutina dhe lodhja gjatë ditës,humbja e interesit. Humbja e interesit sjell dhe venitjen e dashurisë. 

Seksi është një pjesë e trupit,është në ADN,ndaj dhe për të duhet të flitet si një gjë normale në jetë që të fal  kënaqësi  të zakonshme. “E gjitha fillon nga vetja dhe përfundon në përmirësimin e mardhënies që sjell përfitim nga të dyja palët.”,u shpreh njëra nga të ftuarat. 
Kjo nismë virtuale  por që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë një botë të brendshme sjell dhe ndryshimin e dhuratave klasike të Shën Valentinit për të përmirësuar demostrimin e dashurisë. 
Por në emison u ngrit pyetja : Sa të gatshëm janë shqiptarë nga të gjithë trevat ta përqafojnë këtë nismë,edhe ato të cilët nuk kanë një arsim të lartë. Dhe  vajzat u përgjigjën duke thënë se kjo ndjenjë nuk ka ndarje,të  gjithë kalojmë të njëjtat ndjesi. 
Të marrësh një hap të tillë duhet ta studiosh mirë tregun sesi mund të reagojë për futjen e një marke të re dhe të vecantë në treg. Por themeluesja u shpreh se nuk ka bërë asnjë studim por ka një ndjesi  në stomak që I jep forcën për të vazhduar biznesin. 
“Nuk mjafton vec pjesa e të qënurit mamaja dhe bashkëshortja perfekte por duhet të jesh dhe realiteti I imagjinatës së tij më të zjarrtë për një dashuri që të mos fiket kurrë”. Ishin fjalët që u thanë dhe që dominuan.
Vajzat folën hapur se ishin përdoruese të rregullta të këtyre produkteve madje ia kishin këshilluar dhe mamasë dhe vjerrës. 
A jemi gati për një bisedë të tillë,ne shqipëtarët, me vjerrën?
A është ky celsi I të qënurit të lumtur?
 


Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375