INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti dëmtoi shëndetin mendor të shqiptarëve! Psikiatrja, këshillon si të menaxhoni ankthin

Tërmeti dëmtoi shëndetin mendor të shqiptarëve! Psikiatrja, këshillon si të menaxhoni ankthin

Publikuar më: 20:18 21-09-2019

Ankth dhe panik. Këto përjetuan shqiptarët gjatë dhe pas lëkundjeve nga tërmetet. Psikiatrja, Arjana Rreli ka këshilluar të gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të menaxhojnë situatën pas tërmeteve.

Ajo në një lidhje telefonike për News 24 vuri theksin tek nënat shtatzëna. Prej tyre kërkoi, që të tregojnë maturi për të menaxhuar me qetësi çdo gjë. Sipas saj, kjo është e vetmja strategji, e cila ndihmon që qytetaret të mos pësojnë trauma si pasojë e frikës së shkaktuar nga lëkundjet e termetit. Rreli thekson se pasojat e traumës mund të shfaqen në një kohë të dytë nëse nuk ruhet qetësia.

“Patjetër që gjëja e parë që duhet të bëhet është të ruhet qetësia. Në grupe të mëdha paniku transmetohet më shpejt. Kjo rrit ankthin e tyre dhe pastaj mund të transmetohet në shëndetin e tyre mendor. Kërkohet të ruhet qetësia nga të rriturit. Pasojat e traumës ndodhin në një kohë të dytë. Kjo situatë duhet të pranohet dhe të menaxhohet me qetësi. Nuk kemi asgjë për të bërë se nuk e kemi në dorë, por vetëm duhet ta pranojmë këtë proces dhe mos të rrisim ankthin”-tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328