Temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës nuk i ndalën me qindra kosovarë që të presin me orë të tëra para Ambasadës Gjermane në Prishtinë për të marr përgjigje për vizë.
Siç shihet dhe nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale të moshuar, nëna, prindër, e të rinj po sfidojnë të ftohtin në radhë me shpresën se do të marrin një përgjigje pozitive për vizë në Gjermani.
Pritjet e këtyre qytetarëve po shfaqin imazhin e Republikës së Kosovës si vendi më i izoluar, për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave.