INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Temperaturat arrijnë kulmin, si do të jetë moti ditën e sotme

Temperaturat arrijnë kulmin, si do të jetë moti ditën e sotme

Publikuar më: 08:38 11-08-2019

Valët e të nxehtit me origjinë nga Kontinenti Afrikan që përfshin sërish Europën sjellin kthjellime dhe temperatura të larta në Gadishullin Iberik dhe Rajonin e Mesdheut. Ndërsa në prezencë të vranësirave dhe rrebesheve të shiut paraqiten Veriu dhe Lindja e Europës.

Sipas MeteoAlb, ditën e sotme në vendin tonë masat ajrore të nxehta nga Afrika do të diktojnë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorine vednit, parashikohet që gjatë orëve të mbrëmjes zonat Veriore – Verilindore të jenë në prezencë të vranësirave, kalimtare.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite në brigjet detare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det, dallgëzim 4 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0036551952362061