INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Temperatura të larta me “çadrat” e hapura!

Temperatura të larta me “çadrat” e hapura!

Publikuar më: 11:32 24-02-2017

Temperatura të larta po me shi. Kjo parashkohet për pjesën më të madhe të vendit nga sinoptikanët. Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave, por edhe kthjellimeve të herëpashershme gjatë ditës së sotme, por më të dendura do të paraqiten në zonat malore.
Gjatë pjesës së dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në ultësirën perëndimore ndërsa në zonat veriore do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Jugu i Europës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417