Rënia e papritur e temperaturave duke arritur në disa vende shifra maksimale deri në -14 gradë celsius ka bërë që në Shqipëri të shkaktohen disa probleme.
Së pari, me energjinë elektrike të zonave malore në Shqipëri, të cilat kanë ngelur totalisht të izoluara.
Tashmë, Bashkia Kukës ku temperaturat kanë arritur në -9 gradë ka bërë që Drejtoria e Arsimit të marrë masa për reduktimin e orëve të mësimit, ndërsa në zonat malore të pezullohet plotësisht.
Mësimi është pezulluar në fshatrat Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj, Buzmadhe etj.
Nga ana tjetër, në shkolla të caktuara në pellgun e Kukësit mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara.