INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Temperaturat e janarit thyejnë rekordin

Temperaturat e janarit thyejnë rekordin

Publikuar më: 09:59 19-02-2016

Ky është muaji i katërt që temperaturat globale janë mbi nivelet e përcaktuara në Konferencën e Klimës në Paris, ku liderët botërorë u angazhuan maksimalisht për të mbajtur situatën klimaterike nën kontroll.

Agjencia hapësinore amerikane, NASA e ka cilësuar janarin e këtij viti si muajin më të ngrohtë që ka thyer njëherësh edhe rekordin.

Temperaturat në muajin janar anë e mbanë globit ishin 1.13 gradë celsius mbi mesataren që kjo periudhe e vitit ka pasur, e ndërsa ishte 1 gradë celsius mbi mesataren e shekullit të 20-të.

Fenomeni “El Nino” është ai që ka shkaktuar rekordin e temperaturave, thatësirave dhe përmbytjeve. Sipas Qendrës Botërore Meteorologjike, kulmi i tij ka kaluar, por Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se ndikimet e tij humanitare do të ndihen në muajt e ardhshëm.

“El Nino”, që ndodh çdo 3 apo 5 vjet shkakton temperatura të larta, thatësirë ekstreme në disa zona të globit, e ndërsa në të tjera reshje të mëdha shiu.

Ekspozimin më të madh ndaj faktorëve të motit nga “El Nino” e ka Afrika e Jugut dhe Amerika Latine, ku sipas raporteve të OKB-së, 100 milionë njerëz po përballen me mungesën e ushqimit, ujit dhe  virusit  “Zika”, e ndërsa  pjesa tjetër e botës do të vijojë të përjetojë temperatura më të larta se sa normalja.

Article Logic
Execution time: 0.0021519660949707