Temperaturat nën minus nuk kanë kursyer as Arabinë Saudite e cila gjatë kësaj jave është mbuluar nga dëbora. Ky është një fenomen i rrallë që ndodh në Arabi pasi nuk ndodh shpesh të bjerë borë në shkretëtirë. Rënia e dëborës është rezultat i temperaturave shumë të ulëta që kanë mbuluar një pjesë të mirë të shteteve ku bën pjesë edhe Arabia Saudite në të cilën temperaturat zakonisht nuk shkojnë më shumë se 20 gradë në dimër.