INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Temperaturat në minus, kujdes nga akulli në akset rrugore

Temperaturat në minus, kujdes nga akulli në akset rrugore

Publikuar më: 09:28 08-01-2019

Kjo e martë është një nga ditët me temperaturat më të ulëta. Termometri ka zbritur në minus në të gjithë vendin, duke krijuar ngrica dhe vështirësi në qarkullim. Në qytetin e Shkodrës temperatura ka zbritur në -5 gradë ndërsa në qark temperaturat kanë shënuar deri në -13 gradë. Momentalisht të gjitha asket janë të kalueshme normalisht me përjashtim të rrugës qafë Thorë-Theth, e cila kalohet me vështirësi.

Bashkia Pukë ka paralajmëruar banorët për situatën e orëve në vijim ku parashikohet se do të ketë reshje të vazhdueshme bore dhe temperatura që do zbresin deri në -13 gradë. Edhe në Pukë të gjitha akset janë të kalueshme normalisht.
Në të gjitha akset e rajonit verior nuk ka pasur reshje gjate natës. Ndërkohë janë kriposur vendet ku ka pasur ngrica. Përveç segmentit ” Ura.Cerenecit- Stëblevë” që nevojiten zinxhirët, të gjitha rrugët e tjera qarkullohen normalisht.
Në territorin e Bashkisë Fushe-Arrëz temperaturat kanë qenë të ulëta -12 gradë celsius dhe mot i kthjellet. Rrugët janë të gjitha të kalueshme, por e theksojmë se vazhdon prania e akullit në rrugë dhe duhet të ketë kujdes. Për momentin gjithçka është nën kontroll. Vazhdon kriposja e rrugëve në aksin Fushë Arrëz-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607