INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Temperaturat nën 0, në Kukës e Korçë reshje dëbore

Temperaturat nën 0, në Kukës e Korçë reshje dëbore

Publikuar më: 09:16 29-11-2016

Meterologët parashikuan ditën e martë si momentin kur temperaturat do të zbrisnin nën 0 gradë celcus. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Shqipëria është gdhirë këtë të martë në temperatura të ulta, të cilat në disa zona kanë zbritur nën zero dhe janë shoqëruar me reshje dëbore. Në veri dhe jug-lindje të vendit kanë nisur reshjet e para të dëborës, kryesisht në zona të thella malore.
Në Kukës dëbora ka arritur në disa centimetra, ndërsa ka ngrica në disa zona të Rrugës së Kombit. Në Rrugën e Kombit situata paraqitet normale dhe pa probleme. Shtresa e dëborës në tunelin e Kalimashit është 4 cm, por qarkullimi është i lirë.
Në Pukë, Tropojë, Kukës dhe Dibër janë disa akse rrugore ku nuk mund të kalohet me mjete të pa pajisura me zinxhirë.
Reshje dëborë janë regjistruar dhe në Korçë. Trashësia arrin deri në 5 cm, ndërsa mësohet se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Moti i ashpër dhe temperaturat e ulta pritet të shoqërojnë gjithë vendin edhe në ditët në vazhdim.

Article Logic
Execution time: 0.0040168762207031