Mot i thatë dhe pa reshje, por me temperatura të ulëta.
Ky është parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme.
Në natën e Vitit të ri duket se nuk ka reshje.
Më poshtë është parashikimi i motit i bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 11 °C
në vendet e ulëta: 2 / 11 °C
në vendet malore: -2 / 3 °C
Era
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në zonat malore në Veri dhe Lindje. Në Veri ajo do të fryjë deri e fortë nesër në mbrëmje.