INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Temperaturave të larta, mbi 100 persona i drejtohen urgjencës në Infektiv

Temperaturave të larta, mbi 100 persona i drejtohen urgjencës në Infektiv

Publikuar më: 15:11 07-08-2017

Në pikun e sezonit veror, e kur termometri ka shënuar mbi 40 gradë celcus, spitalet po ndjejnë fluks të madh qytetarësh që kërkojnë ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve temperaturat e larta por jo vetëm kanë rritur numrin e personave me infeksione gastro-intestinale në urgjencën e Shërbimit Infektiv. Çdo ditë, 100 deri në 120 vetë i drejtohen kësaj urgjence me probleme të ndryshme të aparatit tretës. Mjekët sqarojnë se qytetarët i drejtohen spitalit me shqetësime si diare, të vjella e temperaturë. Kjo situatë ka shkaktuar mbingarkesë për personelin e urgjencës, pasi janë mbi 100 raste që paraqiten çdo ditë. Nisur nga shifra e lartë, por dhe problematika që shfaqin pacientët, mjekët thonë se shkak kryesor është uji i pijshëm dhe konsumimi i ushqimeve të cilat nuk ruhen mirë higjenikisht. Në këto kushte mjekët u bëjnë apel qytetarëve të bëjnë kujdes me ushqimet e përpunuara, apo ruajtjen e higjienës në ambientet familjare ku i gatuajnë ato, apo në përzgjedhjen e ambienteve kur konsumojnë ushqim jashtë shtëpisë.

Article Logic
Execution time: 0.0032279491424561