INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Temperaturat e ulta, shtojnë vizitat dhe për sëmundjet kronike. Dominojnë të sëmurët kardiakë. [VIDEO]

Temperaturat e ulta, shtojnë vizitat dhe për sëmundjet kronike. Dominojnë të sëmurët kardiakë. [VIDEO]

Publikuar më: 19:00 09-01-2017

Përveç epidemisë së gripit, këto ditë spitalet janë tejmbushur edhe me të sëmurë kardiake apo me sëmundje të tjera kronike. Vetëm në një ditë në Qëndrën Spitalore, Nënë Tereza, urgjenca e sëmundjeve të brendshme ka përballuar 280 raste. Por ndërkohë shifra është disa herë më e lartë, pasi të sëmurët të tjerë shkojnë edhe në sanatorium apo qëndra shëndetësore. Mjekët bëjnë thirrje për më shumë kujdes nga të sëmuret kronikë, të cilët me sa duket nuk po përballojnë dot të ftohtin e këtyre ditëve në kushtet e shtëpisë. Mjekët raportojnë dhe të dhënat e fundit të ndëryrjeve në zemër gjatë vitit që lamë pas. Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Beqaj thekson se këtë vit shërbime elitare kardiake do të ofrojnë dhe spitali i Fierit dhe i Shkodrës.

Për më tepër ndiqni kronikë e transmetuar në IN News.

Article Logic
Execution time: 0.0031669139862061