INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tenderat, ish-presidenti: Hajdutëria në kup të qiellit, ç’duhet të bëjë opozita

Tenderat, ish-presidenti: Hajdutëria në kup të qiellit, ç’duhet të bëjë opozita

Publikuar më: 11:34 25-04-2018

Në një status në rrjetin social facebook, ish presidenti Nishani shprehet se një e treta e tenderave më paratë e shtetit bëhet pa garë, cka sipas tij rrit abuzimin me paratë publike.
Ai shkruan se deri në 2013 tenderimet bëheshin vetëm elektronikisht ndërsa sot hajdutëria ka mbërritur në kup të qiellit dhe cdo gjë realizohet ka konkurim.

Nishani shkruan se 12 karriget e kryeministrit kushtojnë sa asistenca e 12 mijë familjeve. Ai kërkon që opozita të denoncojë sa kohë që institucionet antikorrupsion nuk funksionojnë.

REAGIMI I PLOTË I BUJAR NISHANIT:
Kjo do të thotë se një e treta e tenderave me paratë e shtetit bëhen pa garë, çka rrit abuzimin skandaloz me paratë publike.
Sipas të dhënave të vetë Agjensisë, rezulton se qeveria ka shpenzuar vitin e kaluar mbi 60 milionë euro në tendera ku ka caktuar fituesin drejtpërdrejtë pa garë. Vlera fituese ka rezultuar sa 99.3 për qind e fondit limit.

Kur nuk ka garë, fituesi i paracaktuar abuzon me maksimumin e fitimit për veten e tij dhe shpenzimin maksimal të parave publike.
Kjo është thjesht dhe troç, grabitje e parave të buxhetit të shtetit !
Konkurimi në tendera bëhet pikërisht për të siguruar ofertën më të leverdisëshme dhe standardin më të lartë që paraqitet nga konkuruesit.

Deri në vitin 2013 këto tenderime bëheshin vetëm elektronikisht, ku askush nuk kishte mundësi të zbulonte paraprakisht ofertat.

Tani hajdutëria ka mbërritur në kup të qiellit.

Pa konkurim fare !!!

Më tej, kur shikon se shumica e këtyre tenderave bëhen jo për shërbime publike por për zyra, makina, palma rrugësh dhe roje, kupton pse nuk dalin paratë për spitale dhe shkolla, për rrogat dhe pensionet, për shërbimet sociale ndaj të pamundurve.
Media njofton se Kryeministria ka hapur një tender për të blerë 12 karrige për zyrën e kryeministrit.
Fondi për këtë blerje rezulton se një karrige e tillë do të kushtonte rreth 26 milion lekë ose rreth 20 mijë euro. Kjo vlerë është e barabartë me asistencën sociale të 1000 familjeve të varfëra që mbajnë frymën për një muaj.

Thënë ndryshe, 12 karriget e kryeministrit kushtojnë sa asistenca sociale e 12 mijë familjeve.
Një shumë e tillë do të ishte e mjaftueshme për një Qëndër Shëndetësore lokale diku.

Një qëndër shëndetësore që qytetarët nga Kukësi apo Tepelena, Peshkopia apo Berati, Lezha apo Lushnja, Rrësheni apo Saranda të mos torturoheshim rrugëve për të mbërritur në spitalet e Tiranës e qëndronin me orë pas dyerve në rradhë të gjata që të kujtojnë kohën e diktaturës përpara dyqaneve të ushqimit.
Kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të rikonstruktuar disa shkolla në zonat rurale ku fëmijët e shqiptarëve qëndrojnë si rifuxho në pikun e acarit dhe torturës njerëzore të dimrit zbuluar.

Por normalja nuk funksionon në Shqipëri. Arsyeja jemi ne, jo qeveria të dashur miq, fatkeqësisht !
Në një shtet normal, do të funksiononin institucionet, të paktën.
Por, sa kohë institucionet antikorrupsion të qeverisë nuk funksionojnë, i del përgjegjësia opozitës jo vetëm ti denoncoj këto afera por të krijojë pranë saj një ekip të gjërë juristësh dhe të pregatisë të gjitha dosjet penale për çdo rast të makutërisë qeveritare me paratë e shqiptarëve.

Ato ti bëjë publike dhe depozitoj në prokurori.
Shqiptarët do ta duartrokisnin këtë akt !

Article Logic
Execution time: 0.0036067962646484