INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tenori i njohur shqiptar largohet nga Shqipëria: Ika larg kastës së krimit dhe korrupsionit [FOTO]

Tenori i njohur shqiptar largohet nga Shqipëria: Ika larg kastës së krimit dhe korrupsionit [FOTO]

Publikuar më: 11:21 04-08-2017

Tenori i njohur shqiptar, Agim Hushi në një shkrim të gjatë të publikuar në Facebook ka marr vendimin për t’u larguar sërish jashtë saj dhe për mos tu kthyer më.

Ku shkruan se realitetit i një atdheu të dështuar, ku është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e një kaste kriminele.

“Pas nje viti qesharak me se fundmi erdha dhe une tek termat serioze te realitetit te nje atdheu te deshtuar, qe eshte kapur per fyti dhe po jep shpirt ne duart e nje kaste kriminele, ku vlere kan vetem hajdutet, maskarenjt, injorantet, baballaret tane te kombit me hundet zbardhur nga kokaina !”.

 

Shkrimi i plotë i Hushit:

Se fundmi rikthimi ne qytetin tim, atje ku filloi karriera ime; ne Sydney Opera!
Ndihem kaq i lumtur dhe krenar per kete rikthim dinjitoz si qytetar australian!
Pas nje viti qesharak me se fundmi erdha dhe une tek termat serioze te realitetit te nje atdheu te deshtuar, qe eshte kapur per fyti dhe po jep shpirt ne duart e nje kaste kriminele, ku vlere kan vetem hajdutet, maskarenjt, injorantet, baballaret tane te kombit me hundet zbardhur nga kokaina !
Me bete te me vije turp nga vetja qe jam bashkekombasi juaj!
Me dhemb qe ai popull i mire ka marre pothuaj lehtesine e nje kopeje delesh per tu cuar buze gremines dhe kujtesa historike i eshte kthyer ne nje histeri politike te skajshme dhe pa asgje qe te kujton qytetrimin te cilit i perkasim!
Duke lene pas sukseset e medha te nje sheshi qesharak me maje dhe ujra qe rrjedhin si perrenj paiqike te semure dhe tregun e ri po ju prezantoj pamje te botes se lire ku emrin e kryetarit te bashkise se nje qyteti 5 milionesh se din askush dhe ku kryetari i shtetit mbane pergjegjesi edhe per menyne e pensionisteve!
Te nje shteti qe po pergatitet te dergoje se shpejti 4 banoret e pare te perjetshem tokesore ne Mars!
Lamtumire Shqiperi!!
Faleminderit Australia ime!!!

AGIM_HUSHI.png

 

Article Logic
Execution time: 0.003342866897583