Marrëdhënia mes dy reperëve Jay-Z dhe Kanye West ka qenë mjaft e tendosur që prej vitit 2016-të. Ata kanë qenë më herët miq me njëri-tjetrin, por marrëdhënia mes tyre ka pasur ulje-ngritje. Mungesa e Beyonce dhe Jay-Z në dasmën e Kim Kardashian dhe Kanye duket se shkaktoi shumë probleme mes tyre.
Së fundmi Jay-Z ka sulmuar reperin Kanye West. Jay-Z ka publikuar këngën e tij më të re “What’s Free” dhe mesa duket i dedikohet Kim Kardashian dhe Kanye West, të cilët janë mbështetësit e Trump, ndërsa çifti Jay-Z dhe Beyonce jo. Kjo gjë ka bërë që sërish marrëdhëniet e tyre të tensionohen.
Tani presim vetëm sesi do të reagojë Kim dhe Kanye.