INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tension mes Serbisë e Ukrainës, Alexandrovich: Rusia po përdor Serbinë për të destabilizuar rajonin[VIDEO]

Publikuar më: 14:40 03-11-2017

Përshkallëzohet përplasja diplomatike mes Ukrainës dhe qeverisë së Beogradit. Ambasadori ukrainas nuk ka nguruar të hedhë akuza të drejtë për drejta për ndikimin e rus në Serbi. Në intervistat e fundit dhënë për mediat ambasadori i Ukrainës në Serbi Aleksandër Aleksandroviç tha se Rusia po e përdor Serbinë për të destabilizuar situatën në rajon, në veçanti, duke inkurajuar separatizmin në Bosnjë, duke u përpjekur të ndikojë Maqedoninë. “Rusia është duke përdorur Serbinë për të shkatërruar Evropën”-tha ambasadori i Ukrainës. Ambasadori akuzoi gjithashtu se mercenarët serbë po bëhen pjesë e formacioneve të armatosura pro ruse që luftojnë në lindje të Ukrainës. “Kievi e ka paralajmëruar Serbinë për këtë problem në mënyrë të përsëritur por pa dobi” shton ai. Por Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, tha se deklaratat e fundit të ambasadorit të Ukrainës lidhur me ndikimin e Rusisë ndaj Serbisë janë të papranueshme. Ivica Tonçev, sekretari shtetëror tha se të gjitha deklaratat e përfaqësuesit diplomatik të Ukrainës në Beograd, tregojnë përpjekjet për të shkatërruar lidhjet e Serbisë me Rusinë. Duke reaguar ndaj pretendimeve të Aleksandroviç, zyrtari serb i bëri thirrje qeverisë ukrainase për të ndërmarrë veprime ndaj ambasadorit dhe sjelljen e tij të papranueshme në mënyrë që Serbia të mos detyrohej të bënte hapat e zakonshëm në situata të tilla.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164