INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Tension” mes Shqipërisë dhe Greqisë, ja arsyeja

“Tension” mes Shqipërisë dhe Greqisë, ja arsyeja

Publikuar më: 15:27 01-07-2016

Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, Ministria e Jashtme Shqiptare akuzon Athinën zyrtare se po ndërhyn në punët e brendshme. Bëhet fjalë për një çështje në Himare, ku sipas Ministrisë së Jashtme Shqiptare, Greqia po tenton të instrumentalizojë aktet e padenja të kryera një ditë më patë ndaj disa individë.
Ja njoftimi i Ministrisë:
“Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqise përbën ndërhyrje të përsëritur në punët e brendshme të shtetit shqiptar dhe bie ndesh me angazhimin e Greqisë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Është e papranueshme që, apriori dhe çdo herë, të nxiten dhe legjitimohen pretendime paternaliste mbi Himarën. Si historia ashtu dhe e tashmja dëshmojnë qartazi se nuk ekziston kurrëfarë baze për të reklamuar Himarën si hapësirë minoritare. Përpjekjet e vazhdueshme për të instrumentalizuar çdo pakënaqësi individuale ose kolektive, synojnë shtrëmbërimin e realitetit të bashkejetesës së shkëlqyer midis popullsisë shqiptare dhe minoritetit grek, i cili gëzon të drejta të plota, në baze të legjislacionit vendas, si dhe normave dhe konventave ndërkombetare”.

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156