INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tension në Athinë, fermerët përplasen me policinë

Publikuar më: 11:09 12-02-2016

Një tjetër protestë sot në rrugët e Athinës. Ka filluar me tension protesta e bujqve grekë kundër reformës së pensioneve.

Të ardhur nga i gjithë vendi bujqit rrethuan që në orët e para të mëngjesit Ministrinë e Bujqësisë, e tentuan të hyjnë brenda godinës, por nuk u lejuan prej forcave të shumta të policisë që ndodhen në zonë.

Protestuesit goditën forcat e policisë ndërsa ato tentuan të ndalojnë një automjet të ngarkuar me produkte bujqësore që ishte drejtuar për t’u bashkuar me protestuesit që ndodhen jashtë Ministrisë së Bujqësisë.

Policët u larguan me vrap për të shpëtuar prej valës së zemëruar të bujqve protestues.

Sindikata e bujqve ka paralajmëruar një protestë masive gjatë së premtes dhe së shtunës në Athinë. Rreth 20.000 bujq pritet të mbërrijnë gjatë ditës në Athinë dhe në vazhdim ata do t’i drejtohen sheshit Sindagma, ku dhe do të qëndrojnë deri në tërheqjen prej qeverisë të reformës së pensioneve.

Forca policore kanë marrë masa e janë pozicionuar në hyrjet kryesore të Athinës, ku kontrollojnë dhe pengojnë çdo kamion që ka të fshehura mjete bujqësore.

Autoritetet greke i kanë bërë thirrje protestuesve që të mos kryejnë akte dhune.

Me protestuesit në sheshin Karaiskaqi ndodhen edhe partitë opozitare, të cilat kërkuan të rishikohen një pjesë e neneve të ligjit për reformën e pensioneve.

Article Logic
Execution time: 0.0026650428771973