Në pikën kufitare të Kakavijës janë rikthyer tensionet ditën e sotme, teksa një ekip futbolli i quajtur “Antigonean” nga qyteti i Gjirokastrës është ndaluar që të udhëtojë drejt Greqisë.
Mësohet se ekipi ishte nisur për një ndeshje futbolli në ishullin Scopelo të Greqisë, por pala greke i ka penguar duke vendosur edhe një kryq në pasaportën e kapitenit të ekipit Sandri Serjani.
Pengesa sipas palës greke është justifikuar me faktin se djemtë e ekipit që e quajnë veten “Sfinksat”, nuk kishin garanci për të kaluar kufirin.
Skuadra do të luante një ndeshje miqësore me ftesë të ekipit të ishullit por mesa duket do të duhet të presin për të zhvilluar lojën e tyre.