INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension në Kuvend, Rama: PD “tufë”, opozita proteston [FOTO]

Tension në Kuvend, Rama: PD “tufë”, opozita proteston [FOTO]

Publikuar më: 12:04 09-06-2016

Tension në sallën e kuvendit. Shkak për këtë është bërë deklarata e Kryeministrit Edi Rama, cili e cilësoi opozitën si një “tufë të vogël”. Kaq ka mjaftuar dhe deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa Flamur Noka i është drejtuar Ramës në shenjë proteste.
Edi Rama:
“Nëse ju mendoni se Italia mike është përshfirë në një platformë të përbashkët përgjimi për t’i thotë çfarë i thotë Saliu Lulit, çfarë i thotë Luli Saliut dhe si ankohet Jozefina Saliut dhe si qahen se pse ka ngelur partia në dorë të Lulit atëherë i jepni shumë rëndësi vetes. Italia nuk ka nevojë tju përgjojë. Është kaq evidente sa e do Jozefina Lulin dhe sa të gatshëm do ishit për tja marrë shpirtin njëri-tjetrit por kështu që keni ngelë një tufë e vogël skeni ça të bëni. Tufë e vogël e gatshmë për të ngrënë njëri tjetrin. Por këtë nuk e bëjnë sepse po të hani dhe njëri tjetrin pastaj nuk ka çfarë ngelet nga opozita”.
Flamur Noka:
“Nxirre përjashta. Nuk ka seancë”.
Valentina Leskaj:
“Qetësohu nuk është pazar këtu”
Edi Rama:
“Flamuri u mërzit për fjalën tupë dhe sot thotë se është vetëm pjesëtar tufë”
Edi Paloka:
“Fyerjet të këtij këtu ndaj opozitës. Shpesh ja kemi lënë dhe Parlamentin, shpesh ja kemi lënë dhe asaj që e ka thënë për vetë, ka probleme me skizofreninë. Citova zotërinë. Merni masa dhe protestoni për etikë. Çfarë do të bëni për zortërinë, që flet për horra, për tufa, i dëgjuat jy fyerjet e Kryeministrit, do merrni masa? Po bëjmë kërkesën për të mbledhur byronë”.
Flamur Noka:
“Kush ha kërma, erë qelbësh nxjerr nga goja”.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0046761035919189