INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension në Mitrovicë, arrestohen disa policë, Vuçiç vë në gatishmëri ushtrinë

Tension në Mitrovicë, arrestohen disa policë, Vuçiç vë në gatishmëri ushtrinë

Publikuar më: 08:14 28-05-2019

Situata në Mitrovicë është tensionuar si pasojë e një operacioni të madh policor po zhvillohet prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku janë ndaluar disa zyrtarëve policorë dhe qytetarë. Siç shkruajnë mediet kosovare, policia ka pasur edhe rezistencë të armatosur në Veri, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy policë. Aktualisht në pranga kanë rënë pesë persona, mes tyre edhe zyrtarë të policisë.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Mbi këtë zhvillim ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke bërë thirrje për qetësi. “Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë. Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës. Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin”, apeloi ai.

Ushtria serbe në gatishmëri
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar që ushtria e Serbisë të jetë në gjendje gatishmërie për një ndërhyrje të mundshme në Kosovë. Mediat serbe raportojnë se reagimi i tij vjen pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës që raportohet se ka arrestuar disa pjestarë serbë të policisë në Mitrovicë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033631324768066